Komisioni i Edukimit, debate mes PS-së dhe ministrit Tafaj

Duke marrë shkas nga deklaratat e bëra nga kryeministri Berisha gjatë ingurimit të shkollave, se opozita po bllokon integrimin apo ligjet që kërkojnë shumicën në parlamet, deputët e Partisë Socialiste në komisionin kuvendor thanë se kryeministri bëri fushatë të hapur përpara nxënësve.
Akuza të forta janë drejtuar nga deputejta e Partisë Socialite Ledi Shamku e cila ka theksuar se fushata e kryeministrit Berisha në shkolla është e turpshme.
I menjëherëshëm ka qënë reagimi i ministrit Tafaj i cili ka theksuar se kryeministri në shkolla ka folur për integrimin e vendit dhe nuk ka bërë fushatë.
Gjithashtu një jetër shqetësim që ngriti opozita ishte mungesa e infrastukturës dhe lënia e shkollës në mëshirë të fatit në kohën kur flitet për internet në të gjithë vendin.
Emërimet apo shkarkimet e mësuesve në shkolla janë kondideruar si politike nga opozita ndërsa ministri Tafaj thotë se ligji i ri i arsimit parauniversitar synon të shmang këto fenomene që dëmtojnë arsimin.