E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Nishanit për KLSH-në

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Bujar Nishani për Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Kreu i komisionit, Erjon Braçe e ka cilësuar të pavend këtë dekret. Kurse deputeti i Partisë Demokratike Ridvan Bode e ka mbrojtur këtë dekret, duke thënë se arsyetimi që ka përdorur presidenti Nishani është i drejtë, pasi sipas tij ‘’sa më rigoroz të jetë ligji aq më të pavarura janë institucionet në vend”

Presidenti Nishani kundërshtoi një nga pikat e ligjit, atë për shkarkimin e kreut të KLSH-së, duke e kthyer për rishqyrtim në muajin dhjetor. Nishani shfaqte shqetësimin e rregullimit të mandatit në rastet kur ai përfundonte dhe shkarkimin e kryetarit të KLSH-së.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›