Komisioni i Ligjeve OK ligjit per Gjykaten Administrative

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me konsensus ngritjen e Gjykatës
Administrative, duke marrë parasysh propozimet e bëra nga Partia
Socialiste.
Të dyja palët kanë rënë dakord gjithashtu që në shkallë vendi të jenë 6 gjykata rrethi administrative, duke marrë si formë organizimi atë të gjykatave të apelit.
Në një prononcim për mediat, relatori i çështjes, Armando Subashi ka theksuar se ligji i miratuar sjell përmirësime nga drafti paraprak, duke bërë ndryshime edhe në të gjitha nenet.
“Është kënaqësi edhe për të gjithë kolegët me të cilët kemi gjetur një mirëkuptim maksimal dhe kanë qenë të gatshëm të pranojnë amendimet tona. Ligji që u miratua në tërësinë e vet sjell përmirësime në draftin paraprak, duke shtuar nene dhe duke bërë ndryshime konkrete të çdo neni. Pjesa tjetër do t’i takojë komunitetit të gjyqtarëve, por unë shpresoj që kemi bërë gjënë e duhur për të dhënë drejtësinë administrative”, - ka theksuar Subashi.
Sipas tij, Gjykata Administrative do të jetë e përbërë nga tre nivele; Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Kolegji. Sipas ligjit të miratuar, veprimtaria e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë do të zhvillohet në selinë e saj, ndërsa gjykata mund ta zhvillojë një pjesë të veprimtarisë edhe jashtë selisë së saj, nëse kjo vlerësohet e nevojshme, nëse lehtëson aksesin për cilëndo palë, kursen kohë ose shpenzime procedurale.
Ndërkohë, sipas Subashit, Kolegji Administrativ do të jetë i posaçëm, me një trupë të specializuar në këtë fushë dhe duhet të gjykojnë vetëm çështje administrative.
Gjykata Administrative pritet të çlirojë një herë e përgjithmonë biznesin dhe qytetarët nga procedurat e tejzgjatura për zgjidhjen në marrëdhënien me shtetin
Javën e ardhshme, pritet që Gjykata Administrative të kalojë në Parlament për votim, ndërkohë që kujtojmë që ky është një ligj që kërkon shumicë të cilësuar.
Ngritja e Gjykatës Administrative është një prej 12 prioriteteve të Bashkimit Evropian për marrjen e statusit kandidat.