E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i disiplines rrezon kerkesen e Flamurtarit 1 2 3 4 5 1 vote

Ëndrra e Flamurtarit për titullin kampion ka marrë një goditje të rëndë, pasi Komisioni i Displinës ka hedhur poshtë kërkesën e klubit vlonjat për të marrë tri pikët e fitores në tavolinë, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e Laçit.
Lexo të plotë ...   “El classico” i fundit, gjysmëfinalja e Champions League 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 03 maj 2011 Barcelona do të presë Realin e Madridit në aktin e fundit të “El Classico” në këtë sezon, pasi dy rivalët e përjetshëm do të përballen në gjysmëfinalen e kthimit në Champions. Fitorja 2-0 në ndeshjen e parë ka afruar skuadrën e Pep Guardiolës me finalen e “Wembley”, por në të njëjtën kohë ka shtuar dozat e urrejtjes që ekziston mes dy kampeve. Gjithsesi, për teknikun e Barcelonës, sfida e sotme është një mundësi për t’i dhënë fund të gjitha polemikave me një fitore bindëse.
Lexo të plotë ...   Kampionatet evropiane, sukseset dhe dështimet e skuadrave 1 2 3 4 5 (1 votë) e hënë , 02 maj 2011 Futbolli evropian jep verdiktet e para me Borusian e Dortmundit që ka fituar përpara kohe titullin kampion në Gjermani. Mbase nuk ka vlerën e suksesit të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klop, por feston edhe Bajerni i Mynihut, që për momentin ka siguruar një biletë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Lexo të plotë ...   Proteston Flamurtari. Shtyhet vendimi i disiplinës 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 02 maj 2011 Superliga duhet të presë për të mësuar kampionin e ri. Shtyhet për të paktën 24 orë, vendimi i Komisionit të Disiplinës, në lidhje me incidentet në Laçc, gjatë ndeshjes midis Lacit dhe Flamurtarit. Disiplinori ka marrë në pyetje portierin Shpëtim Moçka, protagonistin e ngjarjes së shëmtuar të një jave më parë, i cili u godit me sende të fortë nga tifozët kurbinas, para se të fillonte pjesa e dytë e ndeshjes. Moçka u dërgua në spital, ku ka qendruar disa ditë për ekzaminime të mëtejshme.
Lexo të plotë ...   Borussia kampione. Tifozët festojnë deri në mëngjes 1 2 3 4 5 (2 vota) e diel , 01 maj 2011 Borussia Dortmund është shpallur kampione e Bundesligës, dy ndeshje para mbylljes së kampionatit gjerman. Skuadra e Jurgen Klopp ka kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm me fitoren 2-0 ndaj Nuremberg, ndërkohë që rivalët më të afërt Bayer Leverkusen janë thyer nga Këln.
Lexo të plotë ...   Messi 18-muajsh, vogëlushi firmos me Venlo 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 30 prill 2011 Është vetëm 18 muajsh, por që tani po shijon famën e një futbollisti profesionist. Baerke Van der Meij i ka marrë hapësirat mediatike ikonave si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, pasi ka nënshkruar një kontratë 10-vjeçare me skuadrën hollandeze të Venlo.

Lexo të plotë ...   Telashe për Francën, kombëtarja akuzohet për racizëm 1 2 3 4 5 (1 votë) e premte , 29 prill 2011 Kombëtarja e Francës nuk mund të rrijë e qetë. Pas dështimit në Botërorin 2010, i cili u shoqërua më një lumë polemikash dhe shkarkimesh, këtë herë përfaqësuesja e Laurent Blanc duhet të përballet me të tjera probleme.
Lexo të plotë ...   Europa League, Porto shkatërron Villarealin 1 2 3 4 5 (2 vota) e premte , 29 prill 2011 Finalja e Ligës së Evropës pritet të jetë e gjitha portugeze, pasi Porto dhe Benfika kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt aktit të fundit të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube. Porto thuajse ka hipotekuar kualifikmimin për në finalen e Dublinit, pas fitores të thellë 5-1 kundër Villarealit.
Lexo të plotë ...   Liga angleze, Ancelotti: Do luftojmë deri në fund 1 2 3 4 5 (2 vota) e premte , 29 prill 2011 Chelsea do të luftojë deri në minutën e fundit të sezonit për të fituar titullin në Premier Ligën angleze. Ky është premtimi i trajnerit Carlo Ancelotti, i cili nuk është dorëzuar në objektivin për të fituar trofeun e dytë me blutë e Londrës. Chelsea ka gjashtë pikë më pak se kryesuesit e Manchester United, por trajneri italian beson se gjithçka është e hapur deri në ndeshjen e fundit të këtij kampionati.
Lexo të plotë ...   Akuzat e Mourinho, UEFA nis hetimet 1 2 3 4 5 (1 votë) e premte , 29 prill 2011 Jose Mourinhos mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë akuzat në drejtim të Barcelonës. UEFA ka zyrtarizuar nisjen e hetimeve në dëm të trajnerit të Realit të Madridit, ndërsa çështja e tij do t’i kalojë komisionit të Disiplinës, i cili do të mblidhet më 6 maj.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›