E Martë, 3 Nëntor 2026

Komisioni për kontratat në Shëndetësi, mazhoranca gati Planin Hetimor me 7 pika

Një ditë para rimbledhjes së Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, mazhoranca ka hartuar tashmë një Plan më të detajuar Hetimor të cilin do ta prezantojë nesër në mbledhjen e koordinuar të komisionit. 

Ndonëse opozita pretendonte për bojkot të komisionit, ekspertët e thirrur nga mazhoranca kanë punuar intensivisht për të pasur gati draftin që pritet të miratohet në mbledhjen e ditës së nesërme. 

Dokumenti është një plan shumë i detajuar që përcakton qartë hapat parlamentarë që duhen ndjekur për hetimin e kontratave të partneritetit publik privat në sektorin e shëndetësisë. Struktura organizative e Planit Hetimor ka 7 hapa si më poshtë. 

  1. Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit
  2. Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit
  3. Strukturimi i Ekipit Hetimor
  4. Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave
  5. Seanca të Dëgjimit dhe Analizë
  6. Raportimi dhe Rekomandimet
  7. Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme

Drafti i ekspertëve të mazhorancës ka të përcaktuar qartë edhe kalendarizimin e Planit Hetimor duke iu përmbajtur afatit 4 mujor të miratuar nga Kuvendi.

Po kështu janë parashikuar edhe vizita në terren për të parë zbatimin e kontratave, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët. 

Mazhoranca propozon edhe një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve, duke përfshirë afatet dhe përgjegjësit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›