Komisioni për shkarkimin e presidentit, sot votimi në parlament

Parlamenti shqiptar pritet të votojë të premten projektvendimin për ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Parlamenti do të nisi punimet në orën 10, por votimi është i 20-i në radhë sipas axhendës. Fillimisht do të votohen disa dekrete të presidentit, me anë të të cilave ai i ka kthyer mbrapsht Kuvendit për rishqyrtim, disa ligje.
Zoti Meta akuzohet nga maxhoranca socialiste për disa shkelje të rënda të Kushtetutës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, por presidenti i ka hedhur poshtë ato.