Komisioni vendos vazhdimin e grevës së urisë
BULQIZE- Komisioni i Grevës në një mbledhje të pak minutave më parë ka vendosur vazhdimin e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.
Kreu i Konfederatës, Kol Nikolli tha se do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e minatorëve, duke shtuar, se minatorët nuk tërhiqen në asnjë nga kërkesate tyre. Minatorët shprehën gadishmërinë e tyre për të firmosur një aktmarrëveshje, duke ftuar përfaqësuesin e ACR-së në Bulqizë.
Sipas tyre, gjendja e minatorëve grevistë është mjaft e rënduar.