Komiteti Kombëtar i Tranzicionit: 10 vite për Libinë

Do të duhen të paktën 10 vite për rindërtimin e Libisë pas kaosit që ka përfshirë vendin për më shumë se 6 muaj. Ky është afati kohor që ka bërë të ditur Komiteti Kombëtar i Tranzicionit.
“Do të duhet të paktën një 10 vjecar për të rindërtuar vendin, sidomos infrastrukturën të lënë pas dorë edhe para revolucionit”, deklaroi kreu i grupit të stabilitetit të Komitetit, Ahmed Jehani.
Ndërkohë, luftimet në vend janë përqendruar në Sirte, vendlindjen e Gedafit. Forcat rebele thonë se do të duhen të paktën 3-4 ditë për të marrë nën kontroll edhe qendrën e fundit të kontrolluar nga besnikët e Gadafit.