Komiteti Mysliman ndihma per banoret e zonave te permbytura
Tirane 6 dhjetor NOA - Komuniteti Mysliman i Shqiperise ka shprehur gatishmerine institucionale ne shenje solidariteti e ndihme per banoret e demtuar nga permbytjet e fundit ne pjesen me te madhe te vendit e sidomos ne zonen e Shkodres.
Ne mbledhjen e saj te fundit Kryesia e KMSH-se pasi ka analizuar gjendjen e krijuar ka marre disa vendime per tu ardhur ne nidhme banoreve.
KMSH ka urdheruar te gjitha myftinite ne vend te angazhohen per mbledhjen e kontributeve ne vlera monetare veshmbathje dhe produkte ushqimore ne favor te te demtuarve.
Pas mbledhjes se kontributeve KMSH siguron se do te angazhoje punonjesit e tij por edhe vullnetare per shperndarjen e tyre ne zonat e tragjedise me qellim qe tu vihet ne ndihme qytetareve dhe zbutur sadopak situaten e rende qe ata po perjetojne beri te ditur sot KMSH-ja ne nje njoftim per mediat.
Per tu ardhur ndihme banoreve te zonave te permbytura KMSH ka hapur edhe kete numer llogarie BKT 110000709 IBAN AL 14 2051 1014 000709 CL TJCL ALLO ku mund te dergohen donacione me emertimin Kontribute per zonat e permbytura.
Duke shprehur edhe nje here keqardhjen per banoret e demtuar KMSH falenderon ne menyre te vecante cdo individ organizate apo institucion qe ka ndihmuar dhe ndihmon ne kete drejtim duke kujtuar se cdo kontribut pavaresisht vleres ka si shperblim kenaqesine e Zotit dhe mirenjohjen e njerezve thuhet ne njoftimin e saj per situaten ne Shkoder dhe zonat e permbytura.
a.k/NOA