E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i OKB: Hetimi i ngjarjevetë 21 Janarit duhet të përfundojë

Të tjera rreth shkrimit OKB: Çfarë po bëhet me 21 Janarin? OKB për përgjimin e medias dhe mbledhësit e kanaçeve Komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka bërë thirrje që hetimet për ngjarjej e 21 Janarit duhet të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur, duke shprehur shqetësimin e tij për këtë çështje.

Ky komitet kërkon gjithashtu që të garantohen, standardet ndërkombëtare të hetimit, duke nënvizuar se është e nevojshme që viktimat të kompensohen dhe të nxirren personat përgjegjës për këtë ngjarje
 
Në raportin e dytë të këtij komiteti për Shqipërinë, ky institucion gjithashtu shpreh shqetësimin e tij në lidhje me fenomenin e gjakmarrjes dhe faktin që vendi ynë konsiderohet vend origjine për trafikun e fëmijëve. Në këtë kuadër, ka tërhequr vëmendjen për masat që duhen marrë kundër trafikimit të njerëzve.

Raporti i Komitetit të OKB-së ka vënë theksin edhe në nivelin e lartë të korrupsionit dhe lirinë e fjalës.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›