Komiteti për 100 vjetorin e Pavarёsisё miraton disa vendime nё kuadrin e festimeve pёr kёtё pёrvjetor
Komiteti Shtetёror pёr 100 vjetorin e Pavarёsisё, i mbledhur nёn drejtimin e Kryeministrit Berisha, mori disa vendime nё kuadrin e festimeve pёr 100 vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё.
Kёshtu, Komiteti vendosi qё monumenti i Ismail Qemalit, i autorit Odise Paskali, i cili aktualisht ndodhet nё Muzeun Historik Kombёtar, tё zhvendoset nga ky Muze dhe tё vendoset nё vendvendosjen e aprovuar mё parё nga Komiteti, në lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”. Ndёrsa monumenti i Ismail Qemalit, me autor Veli Blakçori, do tё vendoset nё Muzeun Historik Kombёtar.
Komiteti aprovoi si variant tё parё pёr monumentin e Ahmet Zogut, variantin ushtarak, me autor Kreshnik Zhiku.
Komiteti aprovoi gjithashtu, tё mbёshtetet rikonceptimi i sheshit tё Vlorёs. Kryeministri Berisha kёrkoi qё sheshi i Flamurit tё shpallet monument kulture.
Komiteti aprovoi edhe projektin pёr mauzoleumin kushtuar Nёnёs Mbretёreshё dhe u kёrkua tё hapet menjёherё tenderi pёr realizimin e tij.
Komiteti kёrkoi tё hapet konkursi ndёrkombёtar, pёr realizimin e spotit pёr 100 vjetorin.
Komiteti aprovoi nё parim listёn e aktiviteteve kryesore pёr 100 vjetorin, si dhe krijimin e njё website pёr 100 vjetorin.
Nё fjalёn e tij, nё hapje tё mbledhjes, Kryeministri Berisha theksoi edhe njё herё domosdoshmёrinё e pёrcaktimit tё tё vёrtetave historike tё kombit, si një proces jetik pёr tё ardhmen e njё kombi. “Për rrethana të caktuara, ne kemi pasur fatkeqësinë e deformimeve, tё largimeve, madje ndonjёherё edhe tё ecjes nё drejtim të kundër me të vёrtetën.”
Kryeministri Berisha solli gjithashtu, nё vёmendje tё Komitetit një tjetёr përvjetor të rëndësishёm për mbarë njerëzimin, përvjetorin e Perandorit Kostandin, me origjinё ilire.
“Pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, Perandori Kostandin është burri më i rëndësishёm në historinё e njerёzimit,” - tha Kryeministri.
Pёr tё nderuar kёtё figurё, Kryeministri Berisha kёrkoi qё nё bashkёrendim me autoritetet e Kosovёs, të programohet nderimi dhe përkujtimi i tij, ndёrsa kёrkoi qё pёr kёtё qёllim, ambasada shqiptare nё Vatikan të marrë të gjitha kontaktet me Selinë e Shenjtë.
“Shqiptarëve, - tha Kryeministri - ju takon të shprehin nderimin e tyre ndaj këtij burri, që i bën paraardhësit tanë themelues ndër mё kryesorёt ose më kryesorin, pas Jezusit, të krishtërimit.”
Nё vijim, fjala e Kryeministrit Berisha nё mbledhjen e Komitetit.
“Ky takim është thirrur për të avancuar më tej axhendën e festimeve tё 100 vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё. Edhe njëherë dëshiroj t’ju bëj thirrje autoriteteve vendore, të cilat në tërësi kanë ndërtuar axhendat e bashkive, komunave dhe qarqeve të tyre për kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë, ta trajtojnë problemin, brenda mundësive të tyre, me seriozitetin më të madh, në mënyrë që të nderojnë në këtë rast kontributin e të gjithë atyre burrave dhe grave, që me mendjen, përkushtimin, atdhetarinë dhe sakrificën e tyre kanë bërë të mundur që shteti shqiptar të kremtojë kёtё vit 100 vjetorin e tij dhe që Shqipëria të jetë e lirë dhe e pavarur.
Mendoj se përcaktimi ynё qё ky 100 vjetor, të jetë 100 vjetori i të vërtetave tona është shumë i drejtë, sepse asgjë nuk përcakton më shumë të ardhmen e një individi, të ardhmen e një kombi, sesa raporti i tij me të vёrtetёn.
Ky është një proces jetik për ne, pasi, për rrethana të caktuara, ne kemi pasur fatkeqësinë e deformimeve, tё largimeve, madje ndonjёherё edhe tё ecjes nё drejtim të kundër me të vёrtetën.
Dua të theksoj se në tërë historinё e tyre, shqiptarët nuk kanë pasur armik më tё egër se Enver Hoxha. Kjo ёshtë e vërteta! Ky diktator i çoi shqiptarët në skaje të tmerrshme varfërie, që ata nuk i kishin njohur ndonjёherё. Ky diktator i zhyti shqiptarët në honet me të thella të izolimit, që ata kurrë si kishin njohur më parë. Ky diktator shtypi shqiptarët, vrau, burgosi, ekzekutoi më shumë se çdo regjim tjetër në Europë, popullin e vet. Nga ana tjetër, një dëm kolosal iu bë edhe kulturës. Kultura hoxhiste ishte pseudo-kulturë. Historisë duhet t’ia njohim këto.
Unë kam ndjekur me respekt të madh polemikat në shtyp dhe i kam mirëpritur ato. Edhe qëndrimin ndaj rolit të aleatёve nё luftёn nacionalçlirimtare në Shqipëri. Nёse Enver Hoxha e fshehu në mënyrën më të pacipë, ne sigurisht do ta nxjerrim në pah atë, sepse ajo është një e shkuar qё duhet të dalë. Konstatoj njё qëndrim hoxhist ndaj këtyre tё vërtetave tё mёdha. Është thënë dhe është e provuar që Shtetet e Bashkuara aplikuan parimin: çdo armё, për çdo shqiptar që do të luftojë dhe jo vetëm armё, por dhe mbështetje tjetër. Kjo e lartëson luftën. Kjo nuk e zbeh atё, përkundrazi, e dëshmon siç ishte.
Unë i kuptoj si mund të diskutohej e të shkruheshin vëllime të ndryshme në atë kohë, por sot, që jane të lirë, pёrse nuk pranohet të bёhen këngёtarё të lirisë, pёrse nuk merret përsipër të shqyrtohen në driten e dokumenteve të arkivave, të gjitha ato që kanё shkruar. Hoxhismi është i gjallë në psikologjinë e kёtyre zotërinjve. Ne ju bëjmë thirrje historianёve të nxjerrin të vërtetat, sikudnër marr rast nga një letër që më dërgon shoqata Antipatrea e Beratit, për shtëpinë e Babë Dud Karbunarës, nё tё cilёn kërkohet bashkëpunim me Institutin, për rindërtimin e saj. Unë i përgëzoj dhe mendoj se i shton një vlerë qytetit. Natyrisht, shtëpia do të banohet, por edhe do të tregohet. Kjo të ndodhe edhe nё raste të tjera. Autoritetet vendore janë të ftuara tё kontribuojnё, sepse ato nderojnё qytetin. Instituti është i ftuar që të ndihmojë në restaurimin e në mirëmbajtjen e tyre. Le ta bëjmë këtë, pasi do ta festojmë më mirё kёtё 100 vjetor, nëse kemi një angazhim të përgjithshёm qeveri qendrore - qeveri vendore. Qoftë kjo në ndërtimin e simboleve, ikonave përfaqësuse apo veprimtarive tё tjera. Kjo është e rëndësishme.
Me shumë kenaqësi, pashë që në Vlorë po ndërtonin një shtatore të Ismail Qemalit. E përgëzoj kryetarin e bashkisë së Vlorës për këtё akt. Janë të ftuar të gjitha bashkitё dhe ne mund t’i sugjerojmё p.sh bashkisë së Durrësit për njё ridimensionim të figurёs sё Dom Nikoll Kaçorrit. Nёse mendohet se të gjitha shtatoret të vendosen në Tiranë, kjo nuk i shërben 100 vjetorit. Shqiptarët kanë kontributin e tyre kudo dhe ky është nderi më i madh për ta. Do të ishte e domosdoshme zoti Bumçi që të përzgjidhen tre rrugë në Tiranë: Njё mund të ishte ruga e Pavarësisë, njё rruga Lidhja e Prizrenit, qё ekzistojnë, por mund të përzgjidhen më mirë dhe një rruga Kosova. Kur shkon në Milano, një nga korsitë kryesore është emёrtuar Argjentina, vetёm sepse janë miliona italianё në Argjentinë dhe kjo ёshtё bёrё për të nderuar bashkëatdhetarët e tyre në atë vend. Ndaj edhe kjo duhet të shqyrtohet.
Ne jemi edhe në një përvjetor të rëndësishёm për mbarë njerëzimin dhe ky është përvjetori i Perandorit Kosntandin. Pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, Perandori Kostandin është burri më i rëndësishёm në historinё e njerёzimit. Është ky Perandor, me origjinë universalisht të pranuar ilire, i cili me votёn dhe forcën e pushtetit të tij i hapi rrugën krishtёrimit dhe ndaloi gjahun e pamerituar që po bëhej ndaj besimit të krishterё. Është ky, sëbashku me bashkëperandorin Licinius, autor i dekretit të Milanos, që themeloi Kostandinopulin, një nga epiqendrat më të rëndësishme të qytetërimit botëror.
Sëbashku me autoritet e Kosovës do të programohet nderimi dhe përkujtimi i këtij burri të shquar, i cili, e theksoj edhe njёherё, i përket mbarë njerëzimit. Natyrisht nuk kemi ndërmend të përjashtojmё askёnd, përkundrazi, duhet të bashkërendojmë me Vatikanin, por dhe me vendet e tjera. E vërteta është që ai është shënuar në histori, e theksoj, pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, si njeriu i reformave më të mёdha në historinё e njerëzimit dhe ky është viti i nderimit nga mbarë njerëzimi i veprёs së tij. Shqiptarëve ju takon të shprehin nderimin e tyre ndaj këtij burri, që i bën paraardhësit tanë themelues ndër mё kryesorёt ose më kryesorin, pas Jezusit, të krishtërimit. Prandaj dhe serbët kanë ndërmend ta festojnë, kanë arsye, sepse erdhën dhe përqafuan besimin.
Ёshtë e domosdoshme që ambasada jonë në Vatikan të marrë të gjitha kontaktet me Selinë e Shenjtë. Ministria e Kulturës të bashkërendojë me ministrinë e Kulturës të Kososvës, të merren takime edhe me bashkësinë e Milanos, sepse ai dekreti ndryshoi njerëzimin. Ai dekret pranon themelin e lirisë fetare dhe ishte Kostandini me Këshillin e Nikeas, me një votë ndau të ardhmen e shoqërisë njerëzore. Ndaj është shumë e domosdoshme që të programohet një nderim i madh për këtë burrë, me të cilin krenohet mbarë njerëzimi.”
08/08/2012