E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kompania British Petroleum ka raportuar fitime rekord për vitin 2022

Gjigandi i energjisë British Petroleum ka raportuar të fitime rekord  për 2022-in pas rritjes së çmimeve të gazit dhe naftës si  pasojë e pushtimit të Ukrianës nga Rusia.  Fitimet e kompanisë shkuan në rreth 27.7 miliard dollar vitin që lamë pas në krahasim me 12.8 miliardë dollar që ishin në vitin 2021.  

Edhe kompani të tejra kanë shënuar rritje të fitimeve të tyre. Një prej tyre, kompania Shell raportoi javën e shkuar se kishte fituar rreth 40 miliardë dollar në 2022-in.  Këto nivele fitimesh kanë bërë që të shtohen thirrjet që kompanitë e produkteve energjitike të paguajnë më shumë taksa.  

Çmimet e energjisë filluan të rriteshin kur po u jepej fund mbylljeve të shkaktuara nga covid-19, por ato shënuan rritje të ndjeshme në muajin maj, pasi Rusia pushtoi Ukrainën.  Në atë kohë çmimi i naftës bruto brent arriti gati 128 dollarë për fuçi, por tashmë ka rënë në rreth 80 dollarë për fuçi. Edhe çmimet e gazit shënuan rritje të madhe në fillim të pushtimit rus, por tashmë kanë shkuar në nivele më të ulët. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›