E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kompensimi i pronarëve/ ATP: Hapen aplikimet, përfitojne ata që preken nga ndërtimet informale

Në 27 janar do të hapen aplikimet për kompesimin financiar të pronarëve për ato pasuri që janë prekur nga ndërtimet informale.

Agjensia e Trajtimit të Pronave njofton se procesi i aplikimeve do të jetë online dhe do të realizohet përmes e-Albania, duke kërkuar seksionin “Aplikim për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”.

Subjekti aplikues gjatë aplikimit online, duhet të ngarkojë, por edhe më pas të dërgojë me postë në ATP dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga kërkesa për kompensimin e pronës; Dëshminë e trashëgimisë si dhe prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Sipas vendimin të qeverisë për këtë proces janë në dispozicion rreth 1 miliard lekë dhe procesi i aplikimit nuk do të jetë i kufizuar apo i kushtëzuar në kohë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›