Kompozitori Shpëtim Saraçi në spital,mbahet në observim
TIRANE-Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi nuk ka qenë i shtruar pranë Shërbimit të Neurologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", por mjekët e këtij shërbimi nuk mohojnë prezencën e tij në të.
Sipas tyre, ai është mbajtur në observim, por nuk konfirmojnë shkaqet për të cilat ai është paraqitur në spital. Sipas burimeve të pakonfirmuara, mendohet se Saraçi ka pasur një ishemi, ndërsa mendohet që gjendja e tij shëndetësore të jetë përmirësuar.
Shpëtim Saraçi është një nga kompozitorët më të njohur në vend. Kompozimet e tij mbajnë firmën e disa hiteve më të njohura pas viteve '90-të, kënduar nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare. Vitet e fundit ai ka qenë drejtor artistik i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Ndërkohë që në 2010-ën, kënga e kompozuar dhe orkestruar prej tij, "Kënga ime", e kënduar nga Aurela Gaçe, prezantoi Shqipërinë në "Eurosong". Ai është i martuar me këngëtaren Mira Konçi dhe nga martesa e tyre kanë lindur dy vajza.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)