Kompromis i mundshëm në mosmarrëveshjen Airbus-Boeing

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire vlerësoi sot se një kompromis mund të arrihet në javët e ardhshme në mosmarrëveshjen midis Airbus dhe Boeing.
“Ne duhet të mendojmë për të ardhmen, jo për të kaluarën dhe mendoj se një kompromis mund të arrihet në javët e ardhshme”, tha Bruno Le Maire për CNN.
“Unë besoj se ekziston mundësia e ndërtimit të një marrëveshje midis SHBA-së dhe Europës në çështjen Airbus-Boeing dhe ne nuk do t’i kursejmë përpjekje për të arritur një kompromis, në interes të SHBA-së, si edhe të Europës”, shtoi ai.
Prodhuesi europian i avionëve “Airbus” dhe konkurrenti i tij amerikan “Boeing” dhe nëpërmjet tyre BE dhe SHBA, janë përplasur që nga tetori 2004 para OBT, arbitri i tregtisë botërore, për ndihmën publike të paguar për të dy grupet, i gjykuar i paligjshëm nga të dy palët./