E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompromisi për vulat, BE: Rajoni, më evropian

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Robert Cooper, ka mirëpritur arritjen e kompromisit për doganat në mes të palës kosovare e asaj serbe.

Këto dy embargo do të hiqen tani. Kjo është e mirë për tregtinë rajonale; kjo bën që rajoni të duket më evropain, tha Cooper.

Me marrëveshjen e së premtes u zgjodh çështja e vulave doganore, të cilat i kishte refuzuar Beogradi meqë nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Vulat doganore janë të rëndësishme për çdokënd në Kosovë që përgatit produkte me qëllim të eksportimit në Serbi ose përmes Serbisë. Përgjatë tri viteve të kaluara kjo nuk ka qenë e mundur, sepse qeveria e Serbisë nuk njihte vulat doganore të Kosovës, theksoi diplomati evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›