E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunaret: Te ndalet mesimi ne fshatra

Temperaturat e uleta qe dje kane regjistruar -14 grade C dhe reshjet e bores pengojne zhvillimin normal te procesit mesimor ne shume shkolla te rrethit te Kukesit. Komunat Zapod dhe Bushtrice jane me te prekura nga kushtet e keqija atmosferike te diteve te fundit. Per kete qellim kryekomunaret i kane kerkuar Shtabit te Emergjences te mbledhur diten e djeshme ne prefekture, me pjesemarrjen edhe te deputeteve te zones, qe te shtyhet per nje jave mesimi ne shkollat e disa fshatrave te larget, ku nxenesit e kane te pamundur ndjekjen e procesit normal. Shtabi ka kerkuar masa me te shumta per situaten energjetike, pastrimin e rrugeve, furnizimin me uje dhe gatishmerine per furnizimin me ushqime te zonave te thella. Prezent edhe deputeti i zones, Aleksander Biberaj, i cili ndoqi mbledhjen e djeshme te shtabit ne Kukes.
Gjate mbledhjes u theksua se deri tani nuk ka pasur probleme ne furnizimin me uje te pijshem apo shendetesi. U vune ne dukje problemet ne furnizimin me energji elektrike, te cilat kryesisht jane shkaktuar si pasoje e motit te keq. Nga ana tjeter, drejtuesit e disa komunave kerkuan shtyrjen e procesit mesimor, te pakten per nje jave, ne ato shkolla qe jane larg qendrave te banuara. Situata paraqitet normale edhe per sa i takon furnizimit me ushqime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›