E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuniteti rom protesta per strehim

Reshjet e ditëve të fundit, e kanë bërë akoma më të vështirë jetën e komunitetit rom në çadrat qe ata kanë ngritur ne trotuarin prane shkolles teknologjike ne kryeqytet.

Edhe ato pak orendi shtepiake qe ata kane mundur te sigurojne, jane demtuar gjate diteve te fundit nga reshjet e shumta te shiut. Nderkaq, te ndodhur perpara kesaj situate, nje pjese e te rinjve rom kane vendosur te ndermarrin nje sere iniciativash e protestash per gjetjen e nje zgjidhje sa me te shpejte per keta persona Qe prej fillimit te gushitit, me shume se 37 familje rome, jane nxjerrë jashte ambienteve ku ishin vendosur prej vitesh, per shkak se toka ne fjale i eshte kthyer pronareve, ndersa per te ende nuk eshte gjetur nje zgjidhje, edhe pse stina e dimrit po afron. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›