E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncensioni i Uzines se Cerrikut

Koncesioni i rafinerisë së naftës në Cërrik vishet me dyshime të forta ligjore, pasi dokumentat zyrtarë dëshmojnë se Qeveria ka shkelur vendimin e gjykatës.

Ne daten 8 korrik, Ministria e Ekonomise ka shpallur si fitues te koncensionit kompanine "Kurum" dhe vendimi eshte paditur ne Gjykate nga nje tjeter kompani pjesemarrese ne tender. Në datën 22 korrik, Gjykata e rrethit gjyqësor në Tiranë ka urdhëruar pezullimin e këtij koncesioni për parregullsi ligjore. Ky është vendimi zyrtar i marrë nga gjyqtari Artur Gaxhi, i cili detyron Qeverinë që të ndalë menjëherë koncesionin deri në qartësimin e problemeve ligjore. Vetë Qeveria është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim në datën 23 korrik. Po ashtu ka edhe një njoftim përmbarimor për ndaljen e koncesionit, i cili i është komunikuar dhe është pranuar nga Ministria e Ekonomisë, në këtë datë. Por edhe pse është është vënë në dijeni zyrtarisht për vendimin, Qeveria sërish ka vazhduar procedurat duke miratuar kontratën me kompaninë "Kurum" një ditë më parë. Në vendimin e zbardhur, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë madje, qartëson se Qeveria e ka refuzuar që në fillim gjithë procesin gjyqësor. Sipas vendimit, Ministria e Ekonomisë, ka refuzuar të nënshkruajë fletë-thirrjen e për rrjedhojë edhe paraqitjen në proces. Madje, siç shkruan gjykatësi Gaxhi, kjo ministri është përpjekur që në mënyrë abuzive të shtyjë seancën gjyqësore, sipas tij duke paraqitur pretendime të rreme.    / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›