E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert ne TOB, performon violinisti Qose

Ne vazhden e ciklit “Koncertet e integrimit – Gjermani", ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit eshte zhvilluar Recitali Duo me violinistin shqiptar Leonidha Qose dhe pianistin gjerman Andrej Jussow.

Programi permbajti vepra te autoreve mes te tjeresh Beethowen, Prokofiev, Wienawsky dhe Debussy. Leonidha Qose ka kryer studimet per violine ne Akademine e Athines, ku fitoi cmimin e pare ne Konkursin Mbarekombetar te violinistave te rinj ne Greqi dhe cmimin special te Konkursit per orkestren e te rinjve te Bashkimit Europian, organizuar nga Televizioni grek. Me pas vazhdoi studimet ne Gjermani.

Leonidha Qose jep vazhdimisht koncerte si solist ne vende te ndryshme te Europes dhe punon ne grupine e violinave te para te Orkestres Filarmonike te Freiburg-ut. Pianisti Jussow eshte fitues i nje sere cmimeve ne konkurse nderkombetare prestigjoze.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›