“Koncertet e Majit” në arkivin e ATSH-së

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Nga arkivi i ATSH-së, sjellim sot në vëmendje disa foto nga Koncertet e Majit.
Përpara viteve ’90, në vend zhvilloheshin Koncertet e Majit, të cilët për disa ditë me radhë, zhvilloheshin në kryeqytet duke përfshirë me qindra artistë profesionistë dhe amatorë, që performonin në zhanre të ndryshme.
Koncertet e Majit patën jetëgjatësi nga viti 1967 e deri në 1990. Fotot e përzgjedhura nga arkivi i ATSH-së i përkasin vitit 1986, të realizuara nga fotografët P. Omeri dhe G. Xhengo.
Në fund të Koncerteve të Majit, të cilat emrin e merrnin nga muaji në të cilin zhvilloheshin, shfaqej koncerti përfundimtar, me pjesë të zgjedhura. Përveç artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit, interpretonin edhe nxënës shkollash, ansamble dhe grupe amatore të institucioneve të ndryshme.
Në repertorin e Koncerteve të Majit kishte muzikë simfonike, këngë të muzikës së lehtë, valle tradicionale, balet klasik si dhe këngë popullore nga treva të ndryshme të vendit.
Koncertet e Majit, arkiv 1 nga 9/r.e/