E Diel, 1 Nëntor 2026

“Koncerti bashkoi botën në Tiranë” / Rama: Një event me ndikim për imazhin dhe ekonominë e kryeqytetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur koncertin e Kanye West të shtunën në Tiranë me një videokartolinë nga mbrëmja festive në koncertin 60 mijë vendësh Eagle Stadium në Kashar.

Në stadiumin e mbushur plot e për plot me të rinj, Rama shkruan se të shtunën u mblodhën jo vetëm shqiptarë, po 80 kombësi nga gjithë bota për të ndjekur koncertin kult të West.

Sipas Ramës, ky investim ishte i shkëlqyer për Shqipërinë, jo vetëm për imazhin ndërkombëtar turistik të vendit, por edhe për ekonominë e kryeqytetit.

Gjatë së shtunës, para koncertit, Rama priti në kryeministri këngëtarin amerikan me famë ndërkombëtare, Kanye West

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›