E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koncerti në Shkodër me rastin e Krishtlindjes, qindra qytetarë në shesh

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Shkodra është kthyer mbrëmë në një arenë festive, me muzikë dhe performanca të veçanta nga artistët më në zë të qytetit.

Bashkia e këtij qyteti, ka shpërndarë sot në rrjetet sociale, një fotoalbum me momentet më të bukura nga koncerti i mbrëmshëm me rastin e Krishtlindjes, ku mjeshtri i këngës Bujar Qamili dhe Justina Aliaj, sollën një performancë të mrekullueshme për publikun.

Hitet më të njohura të këngëtarit Qamili dhe performanca e Justina Aliajt u duartrokitën gjatë nga qytetarët, që kishin sfiduar temperaturat e ulta, për të shijuar një natë të veçantë me muzikë tradicionale shqiptare dhe shumë surpriza.

Nga koncerti festiv në Shkodër me rastin e Krishtlindjeve 1 nga 9

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›