Kondakçi para ekstradimit në Itali

Ne ditet e ardhshme pritet te mblidhte Keshilli i Gjykates se Apelit ne Selanik, i perbere nga tre prokurore dhe ne nje seance tipike do te vendoset se si do te veprohet me te.
Sipas burimeve policore ylli i muzikes shqiptare qe u arrestua me urdher te Interpolit ka blere dy shtepi ne lagjen ‘Evozmo’ ne perendim te Selanikut. Ne nje prej tyre banon vajza e saj, kurse tjetren ose e jepte me qira ose banonte vete.
Te njejtat burime konfirmojne se pasi agjentet italiane kane zbuluar sinjalin e telefonit te saj ne Selanik, antidroga e ketij qyteti kishte me se tre muaj qe ishte ne pergjim te telefonatave te saj,perderisa tashme Kondakci nuk ishte me nje transportuese e thjeshte e lendeve narkotike, por ishte koka e nje rrjeti trafikimi, te cilit ajo i jepte urdhera nepermjet telefonit.
Per here te pare edhe ne shtypin grek publikohet lajmi per arrestimin e kengetares se njohur shqiptare, e cila madje krahasohet per famen e saj edhe me te mirenjohuren greke Marinela.
Sipas se perditshmes ‘Esspreso’, por edhe gazetes se mirenjohur ‘Eleftherotipia’, Kondakci , e njohur nga organet italiane te antidroges me emrin “La mama” ishte e denuar me tre vjet burg ne Itali, pasi u kap me tre kg heronine ne vitin 2006, dhe me pas eshte liruar me kusht.
Interpoli ka dashur qe nepermjet saj te arrestoje edhe pjestare te tjere te rrjetit.