Konferenca e OKB, premtohen 10 miliardë dollarë për rimëkëmbjen e Haitit
Vendet donatore në një konferencë të OKB-së në Nju Jork premtojnë më shumë para se sa pritej për të ndihmuar Haitin në rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrimtar. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon njoftoi se ata do të zotojnë gati 10 miliardë dollarë në dy nivele investimesh, afatshkurtra dhe afatgjata, në mënyrë të konsiderueshme më shumë se sa ishin kërkuar. Ban Ki-Moon i entuziazmuar bëri njoftimin, duke e quajtur këtë si ndihme që Haiti kishte nevojë për një rinovim te madh. Donatorët premtuan rreth 5 miliardë dollarë për dy vitet e ardhshme, dhe rreth 5 miliarda dollarë për zhvillim në afat më të gjatë. Kontributi më i madh ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, por më shumë se 130 vende si dhe institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare morën pjesë në konferencë. Paratë do të përdoren për ndërtimin e spitaleve, shkollave dhe ndërtesave qeveritare, si dhe për krijimin e vende te reja të punës dhe të reformës kyçe të sektorit bujqësor.