Konferenca e Obames ne Senat

Deklarata e përvitshme e presidentit Obama fokusohet në planet e tij për rigjallërimin e ekonomisë së ngadaltë, bënë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, para fillimit të konferencës.
Përpara audiencës televizive prej miliona shikuesish, presidenti demokrat po përpiqet të adresojë edhe çështje delikate si emigracioni, apo kontrolli i armëve.
Korrespondentët thanë se ai do të vinte në dukje axhendën e 4 viteve të fundit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Senatori i Florida-s, Marco Rubio, do të japë në krahun tjetër përgjigjet e partisë republikane.
Sipas raportimeve të fundit, presidenti shfaqet me një popullaritet të madh dhe kapital të rëndësishëm politik për të “shpenzuar”, pas fitores së zgjedhjeve të nëntorit, por ka vetëm një vit kohë për të vënë në zbatim planet e tij legjislative.
Vëmendja e Washington-it do të rikthehet më pas në zgjedhjet afatmesme të 2014-s, kur partia në Shtëpinë e Bardhë zakonisht “zhvesh” vendet e Kongresit, duke e kthyer mandatin e dytë të presidentëve në një “periudhë jo-efektive”.
Në të parën konferencë përpara Senatit, gjatë këtij mandati të dytë të tij, Obama premton se do të rigjallërojë ekonominë, duke krijuar “punët e duhura dhe të mira, për klasën e mesme”. Detyra e brezit të tij është “ringjallja e motorit të vërtetë të rritjes ekonomike të Amerikës - një rritje dhe lulëzim për klasën e mesme”. Duke shpërndarë punët, atëherë “do të jetë ‘Ylli i Veriut’ ai që do të drejtojë përpjekjet tona”, shtoi ai.
Presidenti demokrat thekson se një president i Shteteve të Bashkuara nuk mund të bëjë premtime, që nuk mund t’i mbajë, ndaj dhe këmbëngul se preferon më mirë një qeveri “të zgjuar”, sesa “të madhe”, e cila do të shërbejë për “shumicën” dhe “jo për pakicën”.
Ai vazhdon më tej se asgjë nga ato që ai propozon, nuk do të ulë defiçitin “me një lëvizje të vetme”. Projekti ekonomik i Obamës ka një rrjetë të njohur, të cilën ai e premtoi gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, sipas së cilës do të krijonte 1 milion vende pune, në fushën e prodhimit, pikërisht në mandatin e tij të dytë.
“Është detyra jonë e papërfunduar, për të rivendosur ujdinë e përbashkët që karakterizon këtë vend: idenë, sipas së cilës nëse ju punoni shumë dhe përmbushni përgjegjësitë tuaja, mund të shkoni përpara, pavarësisht se nga vini, si dukeni, apo kë adhuroni”, shtoi Obama gjatë deklaratës së tij, e cila duket disi familjare, për shkak se po rithekson ato që ka thënë gjatë fushatës.
Megjithatë republikanët kanë kundërshtuar fuqishëm rritjen e shpenzimeve qeveritare, ndoshta për një “kapriço” politike dhe një “ndarjeje inatçore”, për mënyrën se si do të zbutet defiçiti buxhetor i SHBA-ve.
Ai bën thirrje gjithashtu për reduktimin e dhunës së armatosur, duke nxitur gjithashtu edhe reformën bipartizane të emigracionit. Obama premton gjithashtu reforma për të ulur koston e kujdesit mjekësor, por argumenton se “ne nuk duhet thjesht të presim rrugën tonë drejt prosperitetit”.
Presioni nga republikanët rritet edhe më tej, duke i bërë thirrje presidentit Obama t’i japë fund “fiksimit” të tij për rritjen e taksave.
Obama ka përmendur edhe disa disa tema të nxehta ndërkombëtare, të cilat duket se prekin thellësisht interesat e qeverisë dhe kombit të tij. Janë pikërisht cështjet si testi bërthamor i Koresë së Veriut dhe lufta e armëve, që së fundi ka përfshirë edhe një ish-polic, i cili është kthyer në vrasës.
Në lidhje me politikën e jashtme, Obama bëri të ditur se vitin e ardhshëm rreth 34 mijë ushtarë të tjerë amerikanë do të rikthehen në shtëpi, nga Afganistani. Kjo lëvizje do të reduktojë me më shumë se gjysmën e forcës aktuale prej 66 mijë ushtarësh në Afganistan, teksa kryesimin e misioneve ushtarake në këtë vend do ta marrin forcat afgane, duke nisur nga ky vit.
Në fund të 2014-s, kur planifikohet fundi zyrtar i misionit ushtarak në lindje, Shtëpia e Bardhë do të konsiderojë edhe shpërnguljen e fundit të ushtarëve të saj, duke e çuar numrin nga 15 mijë në 0.