Konferenca e PS per territorin Olldashi Rama thirri klientet qe bashkepunoi si ish kryebashkiak
Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, akuzoi kryesocialistin Rama se në konfencën dyditore kushtuar territorit dhe ekonomisë, kishte thirrur të gjithë rrethin e tij të influencës të përbërë nga ish klientët që mbante kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. Olldashi nuk la pa ironizuar as disa prej propozimeve të dala nga konferenca e socialistëve.
Një rreth influence i përbërë nga klientë të hershëm të Edi Ramës kur ishte kryetar bashkie. Për ministrin e Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, këta ishin ekspertët e ftuar nga socialistët në konferencën për territorin dhe ekonominë.
Olldashi komentoi edhe disa nga projektet e paraqitura nga urbanistët dhe arkitektët gjatë konferencës.
Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve nuk i rezistoi dot batutës kur iu referua një tjetër propozimi të dalë nga konferenca, atij për të mbyllur filozofët në shtëpinë e Enver Hoxhës për 3 muaj.
Sipas Olldashit nuk nevojitet një plan i ri kombëtar pasi vendi ka masterplanet e zhvillimit në të gjitha fushat. Ndërsa theksoi se praktikisht me ligjet në fuqi jemi në kushtet e një moratoriumi për ndërtimet në bregdet, Olldashi nënvizoi faktin se kontrolli I territorit që nga viti 2007 i ka kaluar pushtetit vendor, me kërkesë edhe të vetë Ramës.