E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Tokes Berisha 98 e qytetareve kane uje te pijshem

Ne Konferencen Nderkombetare te Tokes e cila kete vit zhvillohet ne Tirane kryeministri Sali Berisha eshte shprehur se Shqiperia eshte nje vend me nivel te ulet toke per fryme por tha se ajo eshte me potenciale te medha dhe beri thirrje qe kjo pasuri te miremenaxhohet.

Shqiperia eshte nje vend me toke bujqesore per fryme me te pakten ne Evrope. Shqiperia ka rreth 1800 m2 per fryme por toka e saj eshte nje toke e cilesise me te larte. Shqiperia eshte nje vend plot uje eshte nje vend plot diell ndaj dhe shqiptaret nuk kane arsye per tu ndjere aspak skeptik mbi potencialet e jashtezakonshme te tokes se tyre. Vendi nuk ka shume toke dhe duhet te shfrytezoje me ambicie te madhe cdo siperfaqe te mundshme por vendi i ka te gjitha potencialet qe ne cdo m 2 qe mund te mbillet te mbjelle dhe te marre prodhimin. Toka eshte e cilesise me te larte kushtet e tjera jane te shkelqyera u shpreh Berisha.

Me tej kreu i qeverise duke folur per reformat e ndermarra nga qeveria u shpreh se sot rreth 98 e shqiptareve kane akses ne ujin e pijshem nepermjet ujesjellesit jo 24 ore por po ecim drejt saj. Ne konference merrnin pjese mbi 200 perfaqesues lokale dhe nderkombetare te organeve qeveritare organizatave nderkombetare dhe atyre te shoqerise civile levizjeve sociale instituteve kerkimore dhe agjencive te zhvillimit. Konferenca u organizua nga Koalicioni Nderkombetar i Tokes ne bashkepunim me Shoqaten Kombetare te Pyjeve dhe Kullotave Komunale te Shqiperise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›