E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konferenca e gjashtë ndërqeveritare, Shqipëria hap negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’

Vendi ynë me ftesë të Danimarkës, mban sot Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.

Shqipëria hap këtë të martë edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Edi Rama ndodhet së bashku me grupi e punës për hapjen e negociatave në Konferencën Ndërqeveritare 6.

“Hapja e Bisedimeve për anëtarësim në BE me Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.

/abcnews.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›