E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konferenca mbi e-Prokurimin, AKSHI: Iniciativa të reja në fushën e prokurimit dhe integritetin e të dhënave

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë marrë pjesë në konferencën mbi e-Prokurimin të zhvilluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Në takimin e “Grupit Ekspert Shumëpalësh mbi e-Prokurimin (EXEP) dhe Grupit të Redaktorëve Kombëtarë të e-Certis (ECNE)”, u diskutuan iniciativa të rëndësishme që prekin fushat e prokurimit, transparencës dhe integritetit të të dhënave.

Në këtë aktivitet u prezantuan: e-Forms për përmirësimin e proceseve; Raste studimore nga Italia, Gjermania, Holanda dhe Spanja; Diskutime mbi Direktivën e Prokurimit Publik dhe mbështetjen teknike.

AKSHI shprehu të gjithë angazhimin për përmirësimin e proceseve të prokurimit elektronik në Shqipëri, duke ndjekur praktikat më të mira evropiane.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›