E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca per teknologjineBerisha Do avancojme me 4G

TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron se Shqiperia ka bere perparime sa i perket teknologjise.

I pranishem ne konferencen rajonale te teknologjise Electronic South Eastern Europe kryeministri permendi si arritje rritjen e perdorimit te internetit dhe telefonise celulare.

Shqiperia eshte vendi i vetem ne rajon me 4 operatore celulare. ka dhene dy licenca per 3 g dhe parashikohet qe ne vitin 2012 te avancoje me teknologjine 4 G- nenvizoi Berisha.

Kreu i qeverise theksoi se Shqiperia ka 10 fishuar fluksin e internetit. Perdorimi i internetit nuk njeh moshe dhe profesion.

. Ne vitin 2005 niveli i penetrimi te internetit ne vend ishte nder me te ultit 4.8 . Penetrimi i telefonise celulare serish ishte nder me te ultit vetem 30 ndaj dhe per qeverine nje nga objektivat me madhore me ambicioze por dhe me te veshtire ishte Shqiperia ne moshen dixhitale u shpreh Berisha.

DIXHITALIZIMI
Kryeministri Sali Berisha theksoi sot rendesine e zhvillimit te teknologjise dixhitale per te rritur transparencen ndaj qytetareve per nje qeverisje me te mire. Per Shqiperia ne moshe dixhitale Berisha tha se ne buxhetin e ardhshem jane parashikuar 125 projekte ku perfshihen doganat tatimet gjendja civile.

Teknologjia dixhitale eshte leva e arkimedit per te kapercyer kohen per tu ofruar qytetareve sherbime me te mira te kohes por per te vendurr gjithashtu ne themel te veprimtarise tone transparencen per nje qeverisje te mire .

Berisha theksoi se i konsideron shume te rendesishme perpjekjet rajonale per kijimin e qendrave rajonale te inovacionit dhe teknologjise.

Konferenca dy ditore organizohet nga Ministria e Inovacionit ne bashkepunim me Keshillin e Kooperimit Rajonal dhe UNDP.
s.g/Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›