E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konfirmimi vjen nga Armenia, Egnatia përforcon sulmin

Ndonëse mungon njoftimi zyrtar nga Egnatia, sipas lajmeve që vijnë nga Armenia, kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë siguruar shërbimet e sulmuesit Misak Hakobyan. 21-vjeçari do të huazohet për një vit tek Egnatia nga klubi Ararat Armenia.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale klubi armen përshëndet sulmuesin dhe i uron fat në këtë eksperiencë të re në Shqipëri.

“Futbollisti ynë, Misak Hakobyan, po kalon te klubi shqiptar Egnatia, dy herë skuadra kampione kombëtar, në formë huazimi. Marrëveshja është për një vit. Kujtojmë se Misak i kaloi katër sezonet e mëparshme te BKMA në formë huazimi. E përgëzojmë për këtë fazë të re në karrierën e tij dhe i urojmë suksese dhe arritje të mëdha”, shkruhet në njoftimin e klubit armen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›