E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohen edhe 3 raste të dyshuara me grip derri, analizat drejt Rumanisë

Tiranë, 24 korrik, NOA Janë konfirmuar paraditen e sotme edhe tre raste të reja të prekura me virusin AH1N1. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore, të cilat e kanë pohuar këtë në bazë të analizave paraprake që kanë zhvilluar në laboratorët e vendit.

Ndërsa thuhet se ato gjithsesi, do të dërgohen edhe në Rumani, për tu bërë një analizë më të plotë, në mënyrë që të konfirmohet nëse personat e dyshuar janë prekur vërtet nga virusi AH1N1, i cili shkakton të ashtuquajturin gripi i derrave.

Me shifrat më të fundit, arrin në 7 numri i të prekurve nga gripi i derrave në vendin tonë, ku rastet e para u konfirmuan zyrtarisht në fillim të javësh dhe ndërkaq, autoritetet shëndetësore janë duke marrë të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen e duhur të popullatës nga prania e këtij virusi.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›