Konfirmohet lajmi i RTSH Sport: Zejnullai dhe Egnatia ndajnë rrugët

Zyrtarizohet lajmi i paralajmëruar më parë nga RTSH Sport, Arbin Zejnullai nuk është më pjesë e skuadrës së Egnatias. Rrogozhinasit, me një postim në rrjetet sociale, i kanë uruar mesfushorit suksese në vazhdim, ndërsa vetë lojtari ëshë zgjatur më shumë duke falënderuar klubin: Do mbeteni gjithmonë pjesë e imja.
Postimi i Egnatias:
Postimi i Zejnullait
Faleminderit Egnatia-Faleminderit Rrogozhine!
Çdo moment që kam kaluar këtu ka qenë i veçantë. Falënderim dhe respekt i pafund për klubin, drejtuesit, stafin teknik, bashkëlojtarët, punonjësit,të gjithë qytetarët e Rrogozhinës dhe sidomos tifozët që më kanë mbështetur pa kushte.
Trajtimi që nga dita e parë, deri sot kur po ndajmë rrugët, më bën ta ndjej Egnatian si shtëpinë time. Do të mbeteni gjithmonë pjesë e imja.
Fundi i këtij kapitulli nuk është fundi i lidhjes time me ju. 😘
Me respekt dhe dashuri,
Bini!