E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohen 6 pushkë në kufi me Shqipërinë

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj Shqiptar shtetas të Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë armë pushkë ajroret të kalibrit 5.5 mm dhe 50 copë fishek të njëjtit kalibër. 

Rasti ka ndodhur në Piken e kalimit kufitar në Verimcë. Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka dhënë urdhër që të dyshuarit të dërgohen në qendrën e ndalimit deri në një vendim tjetër. Rasti është hapur për shitje të paautorizuar të armëve dhe municionit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›