E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt me adoleshentët, përfundon në gjendje kome

Gazeta Shqip

Bulqizë

Sherri me dy adoleshentë, të cilët po luanin futboll në livadhin e tij, ku kulloste bagëtitë e imta, i ka kushtuar shumë një 34-vjeçari, i cili ka përfunduar në gjendje të rëndë. Ai është goditur nga të rinjtë, por duke menduar se nuk do e gjente gjë, nuk ishte mjekuar, e kështu kishte rënë në gjumë. Por në mëngjes, ai nuk është zgjuar dhe familja e tij ka dhënë alarmin, pasi ndodhej në gjendje të fikëti. Sipas të dhënave policore, ngjarja ka ndodhur në Bulqizë dhe gjithçka ka nisur dy ditë më parë, kur një grup adoleshentësh kanë nisur të luajnë futboll në livadhin e Ramadan Nikës, i cili është konfliktuar me adoleshentët, duke i nxjerrë që aty. Por, pas debatit, teksa po kthehej në shtëpi, Ramadan Nika, 34 vjeç, është goditur në kokë me një copë dru nga 15-vjeçari me iniciale E.SH., duke e plagosur. Ai nuk është mjekuar, kështu që gjendja shëndetësore e tij ka ardhur duke u rënduar së tepërmi dhe rreth orës 06:30 minuta të mëngjesit të djeshëm, ai është transportuar në spitalin e Bulqizës, ku sipas mjekëve të këtij spitali, ai ka qenë në gjendje kome. Në pamundësi për të vepruar, mjekët e këtij spitali kanë kërkuar helikopterin për transportimin e tij në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Burime nga policia bënë me dije se po gjatë ditës së djeshme është vënë në pranga të policisë adoleshenti 15-vjeçar me inicialet E. SH., që shkaktoi këtë plagosje, i cili do të përballet me akuzën plagosje e rëndë me dashje. Ai mendohet se këtë krim e ka kryer në bashkëpunim me një person tjetër. H. L.

Konflikt me adoleshentët, përfundon në gjendje kome burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›