E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt me arme ne Lezhe dy te plagosur


Dy persona janë plagosur me arme zjarri në Lezhë, një prej të cilëve një vajzë 18 vjece, kalimtare.

Ngjarja ndodhi ne oren 11 kur dy persona jane konfliktuar e nga ky konflikt eshte kaluar ne perplasje me arme. Ernest Margjoni 35 vjec nga Kallmeti mbeti i plagosur si pasoje e plumbave te marre. Nga goditja me arme ka mbetur e plagosur edhe nje vajze, e cila ishte kalimtare me inicialet E.P 18 vjec edhe kjo e nisur ne spitalin e Lezhes. Mjekët thonë se eshte ne gjendje jashte rreziku per jeten.

Ndersa Ernest Margjoni VrasjeVrasja në Fier, kapet i dyshuari Shkodër, qëllon disa herë me thikë bashkëshorten Vrasje në qendër të Fierit u nis me urgjence per ne Spitalin Ushtarak pasi eshte ne gjendje te rende. Nga deshmitare okulare mesohet se personi qe ka gjuajtur me arme zjarri eshte larguar me nje automjet.

Tiranë, plagoset polici pranë "21 Dhjetorit"

Një punonjës policie u plagos me armë zjarri në automjetin e tij privat, në afërsi të Kryqezimit të "21 Dhjetorit“.

Defrim Musai, 42 vjec, banues ne Tirane u godit ne afersi nga dy persona qe udhetonin me nje motociklete. Pasi kane qelluar dy here ne trupin e policit autoret jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.

Punonjesi i policise i plagosur u transportua per ne spitalin ushtarak te Tiranes, per nje nderhyrje mjekesore, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Grupi hetimor kreu ekspertizen, dhe tha se ka identifikuar autorin e mundshem te plagosjes se 42-vjecarit. Sipas nje deklarate per shtyp te drejtorise se policise se qarkut Tirane, paraprakisht nga hetimet rezulton se plagosja nuk ka si shkas detyren e policit.

Plagos gruan me thikë për xhelozi, vetëdorëzohet në polici
  
Grindjet për shkak të xhelozisë i kanë rrezikuar seriozisht jetën një gruaje nga Shkodra. Ajo është qëlluar me thikë nga bashkëshorti, i cili tashmë është ndalur nga policia.

Burimet zyrtare nga kjo e fundit, deklaruan se në periferi të qytetit të Shkodrës, në rrugën Shirokë-Zogaj, 51-vjeçari Sami Bajraku ka goditur me thikë gruan e tij, Vjollca Bajraku, 47 vjeçe, duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas autori është vetëdorëzuar në polici duke thënë se kishte vrarë të shoqen dhe trupin e saj e kishte lënë buzë liqenit.

Pas dy orë kërkimesh policia ka arritur të gjejë 47-vjeçaren, e cila fatmirësisht ishte ende gjallë, ndonëse në gjendje të rëndë për jetën. Burimet zyrtare të policisë kanë saktësuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30, buzë liqenit të Shkodrës. Sipas deklarimeve të vetë autorit, mësohet se ai e kishte marrë gruan me makinë dhe kishin shkuar në periferi për të pirë kafe, në një prej lokaleve që ndodhet buzë liqenit.

Çifti e ka nisur sherrin në ambientet e lokalit dhe më pas janë larguar, duke e vazhduar debatin rrugës. Vetëm 2 km pa hyrë në lagjen Zogaj, autori ka ndalur makinën. Gruaja ka dalë jashtë dhe burri, pasi ka debatuar ashpër me fjalë, e ka goditur me thikë. Pas këtij veprimi, autori është drejtuar në polici, ku është shprehur: “Kam vrarë gruan me thikë, isha xheloz për të. Trupi i saj ndodhet buzë liqenit të Shkodrës, në rrugën e Zogajve”. Pas këtij denoncimi, forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e përshkruar nga autori, por për shkak të motit aspak të përshtatshëm me reshje të dendura shiu dhe terrenit jo të favorshëm, policia ka mundur ta gjejë 47-vjeçaren vetëm pas dy orësh. Ajo u gjet rreth 1 km larg vendit ku autori kishte treguar se e kishte lënë mes një pellgu gjaku. Në ndihmë të policisë për të kërkuar trupin e 47-vjeçares kanë qenë edhe dy fëmijët e saj, që kishin mbërritur në vendngjarje të lajmëruar nga policia. Mësohet se gruaja ka pasur një plagë të madhe në trup dhe në momentin e parë ka dhënë shenja jete.

Gruaja është transportuar me shpejtësi për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen, si dhe dy telefonat celularë të bashkëshortëve. Policia ka marrë në pyetje të afërm dhe familjarë të çiftit Bajraku, për të mësuar më shumë rreth motiveve të ngjarjes. Çifti Sami dhe Vjollca Bajraku kishin 23 vite martese. Ata kanë dy fëmijë, djalë dhe vajzë, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç. Prej disa vitesh familja Bajraku banonin në lagjen “Daniel Matlia” të qytetit të Shkodrës dhe njiheshin si një familje pa konflikte, ndërsa autori i ngjarjes punonte si murator për të siguruar të ardhurat ekonomike për familjen.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tragjedia në mes të Tiranës
Flakët e shpërthyera nga një bombul gazi në banesën e tyre i morën jetën bashkëshortëve Genc dhe Florida Spahiu, 37 e 35 vjeç, si dhe vajzës së tyre të madhe, Jonës 4-vjeçare.  Sa të sigurt jemi në banesat tona?
Sa here që ka kronika per zjarrin, shkëndija elektrike dhe bombula e gazit janë kryefjala e shkakut të ngjarjes. Dëmi më i pakët, nëse mund të quhet i tillë, është djegia e banesës dhe në rastin më të keq, humbja e jetës. Ngjarja me e fundit ishte tragjedia ku u shua pothuaj nje familje e tërë. Tiranë, plagoset polici pranë "21 Dhjetorit"
Një punonjës policie u plagos me armë zjarri në automjetin e tij privat, në afërsi të Kryqezimit të "21 Dhjetorit“. Tiranë, gjendet i varur një 45-vjecar
Një 45- vjeçar është gjetur i pajetë me një litar në qafë nën një urë, në rrjedhën e lumit Lanë, në Tiranë.
Eksploziv kundër hekurudhës
Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka ndodhur në vendstacionin e Ishmit ka dëmtuar linjën hekurudhore Shkodër-Vorë.

Lajmet kryesore

Berisha: Programi ekonomik i opozitës, modeli i skamjes
"Propozimet, rikthim në të shkuarën"
Tiranë, konferencë për drejtësinë
Fyle mirëpret heqjen e barrikadave
Emigrimi, rritet numri i shqiptarëve në Itali
Durrës, arrestohet për mashtrim kompjuterik

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›