E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt me arme per pronen 1 rende

Plumbat u dëgjuan sërish në kryeqytet, mbrëmjen e së enjtes. Pas një grindjeje të çastit, një person është qëlluar me armë, në një lokal në Lanabregas, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi është goditur me plumb në kokë.

Policia, e cila shkoi menjëherë në vendngjarje, tha se i plagosuri Agim Visha dhe autori Fatos Lika ishin të afërm mes tyre. Ata kanë qenë në një tavolinë, në lokalin ku ndodhi edhe ngjarja, ndërsa Lika e qëlloi atë me armë. Policia thotë se Visha ishte daja i bashkëshortes së autorit dhe se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për çështje prone. Uniformat blu shoqëruan disa dëshmitarë dhe janë në ndjekje të autorit. / Top ChannelVrasje
Krimi trondit Kombinatin
Greqi, vriten dy të arratisurit shqiptarë
Aksident në Gjirokastër, vrasje në Tiranë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›