E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt mes disa personave në Milot, plagoset 30-vjeçari

Një konflikt mes disa persona ka ndodhur këtë të mërkurë në Milot-Kurbin.

Tre vëllezër kanë dhunuar dhe kanë plagosur me mjet prerës një 30-vjeçar. 30-vjeçari është dërguar në spital, për mjekim dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›