Konflikt mes dy kushërinjve në Pogradec, plagoset me thikë 48-vjeçari

Një konflikt mes dy kushërinjve ka përfunduar me plagosjen e një 48-vjeçari në fshatin Proptisht të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur, pas një konflikti për motive të dobëta, 51-vjeçari me inicialet B. Ç. dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, M. Ç., 48 vjeç. I plagosuri ka marrë një dëmtim në shpatull dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
51-vjeçari B. Ç. është kapur nga policia në fshatin Proptisht dhe është shoqëruar në Komisariatin e Pogradecit, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
/rtsh.al/