E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikt mes dy personave në një qendër votimi në Milot, reagon policia

Një incident i rëndë është regjistruar sot në Milot, në ditën e zgjedhjeve, ku ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, dhe dyshohet se njëri prej tyre ka përdorur armë zjarri gjatë përplasjes.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, ndërkohë që policia ka identifikuar personat e përfshirë dhe po punon për kapjen e tyre. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Në Fushë Milot, jashtë perimetrit të qendrave të votimit, ka ndodhur një konflikt verbal mes dy shtetasve, ku, sipas një telefonuesi, është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre.

Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë.

Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›