E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt në Komisariatin 4, s'lejohet mjeku i IET dhe AP

Një konflikt mes përfaqësuesve të Institutit Europian të Tiranës, Zyrës së Avokatit të Popullit dhe Komisariatit numër 4 në Tiranë është rregjistruar sot në mbrëmje.

Përfaqësuesit e IET të cilët monitorojnë situatën në qelitë e paraburgimit, kanë ndërhyrë pasi kanë marrë një telefonatë denoncuese nga familjarët e një të sapo-arrestuari. Sipas telefonuesve që janë ankuar edhe në Zyrën e Avokatit të Popullit, i arrestuari me incialet Sh.M. ishte rrahur nga policia.

Mbërritja e grupit të IET në komisariat dhe një mjeku të thirrur prej tyre nuk është pritur mirë nga drejtuesit e komisariatit. Ata nuk janë lejuar të hyjnë brenda megjithë këmbnguljen për të bërë punën e tyre dhe megjithëse ligji parashikon që një mjek i dërguar nga zyra e Avokatit të Popullit, duhet lejuar të hyjë në këto institucione.

Pas disa debateve është dashur ndërhyrja e drejtorti të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj që problemi të zgjidhej. Mjeku ka hyrë dhe ka vizituar të arrestuarin, i cili ka patur hematoma në sy.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›