Konflikt per kufirin detar

Policia kufitare në Sarandë ka marrë një takim me drejtuesit e anijeve
të peshkimit, pas shqetësimeve që këta të fundit kanë përcjellë pak
ditë më parë.
Kryekomisar Kastriot Skënderaj shef i Komisariatit të Kufirit në Sarandë tha se ishte vënë në dijeni të shqetësimeve të peshkatarëve, që janë akuzuar nga pala greke krejt papritur se po peshkojnë jashtë ujërave territoriale shqiptare dhe po merren masa për t'i mbështetur ata me çdo dokumentacion zyrtar që saktëson koordinatat e lundrimit në rast përballjeje me autoritetet greke.
Vetë peshkatarët kanë kërkuar prej kapitenerisë së Portit që t'i pajisë ata me harta detare të përditësuara.
Konflikti i lindur mes autoriteteve kufitare greke dhe peshkatarëve shqiptarë sipas autoriteteve të kufirit në Sarandë nuk mund të zgjidhet në nivel lokal pasi është një akt i pastër i mosmarrëveshjeve rreth kufirit detar dhe meriton të marrë zgjidhje në instanca më të larta të të dy vendeve. Ky skandal u denoncua nga Top Channel, ne rubriken "Shqiperia Tjeter", te gazetarit Marin Mema.