E Martë, 3 Nëntor 2026

Konfliktet në Lindjen e Mesme/ Bozheku: Sipas Izraelit, pozicioni i Sirisë nuk mund t’i kalojë askujt tjetër

Enida Bozheku, eksperte e së drejtës ndërkombëtare në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për konfliktet në Lindjen e Mesme.

Fokus të veçantë gjatë bisedës në studion e “360 Gradë”, mori edhe përplasja mes Turqisë dhe Izraelit, e nisur për Sirinë.

Autoritetet turke në një deklaratë më herët kanë theksuar se  veprimet e Izraelit në Siri po ndikojnë në krijimin e një klime të paqëndrueshme në rajon.

“Siria këto 14 vitet e fundit u nis si një luftë civile e brendshme dhe përfundoi në një katastrofë. Në Siri kanë ndërhyrë të gjitha shtetet e fuqishme. Dhe në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, këto vende janë pre e aneksimeve të padeklaruara. Izraeli është një shtet i krijuar, si pasojë  e një lobimi në shekuj deri në kulmin e vet për të gjitha arsyet që i dimë. Izraeli, elementin ideologjik-fetar e konsideron të paprekshëm, po ashtu kemi elementin strategjik sepse pozicioni i Sirisë nuk mund t’i kalojë askujt tjetër sipas Izraelit. Dhe është pjesa e interesave të shtrirjes së vet. Turqia ka interesin e vet, do të dominojë një pjesë të botës arabe”, tha ajo.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›