E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konflikti Izrael-Palestinë, Rama: Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme me Hamasin pjesë të tablosë

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë me dy shtete, ndërsa shprehu bindjen se “asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është e mundur sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë”.

Në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, Rama uroi që viti i ri të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës.

“Shpresoj po ashtu me shpirt që viti i ri të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës, që do t’i japë fund vuajtjes se pambarimte të popullit në Gaza dhe, e po ashtu kalvarit tronditës të pengjeve që ende mbahen të burgosur në errësirën e bodrumeve mesjetare të Hamasit”, u shpreh ai.

Rama theksoi se “Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen me dy shtete, por asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është e mundur sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë”.

“Të presësh paqe nën influencën e tyre do të ishte po aq naive sa të përpiqeshe të ndërtoje Europën e Pasluftës së Dytë Botërore përkrah batalioneve të SS-ve”, tha Rama.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›