E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konflikti Rusi-Ukrainë, reagon kreu i PPE: Do të ketë pasoja

Konflikti i ri i nisur mes Rusisë dhe Ukrainës ka marrë vëmendjen kryesore të liderëve europianë. “Rusia me aktivitetet e saj ushtarak në kufirin me Ukrainën, po luan me zjarrin”, shkroi në Twitter presidenti i Grupit Popullor të Partive Europiane (PPE) në Parlamentin Europian, Manfred Weber.

Sipas tij, këtij veprimi të njëanshëm të Moskës i duhet paraprirë duke kërkuar nga BE dhe SHBA ta kenë të qartë se ky përshkallëzim i konfliktit do të ketë pasoja.

“Të gjitha opsionet për ndëshkime duhet të merren parasysh për të parandaluar më tej konfliktet”, paralajmëroi Weber./A2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›