E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti me Qipron, Turqia e pakënaqur me ritmet e ngadalta të negociatave me BE

Bruksel, 2 tetor NOA-Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu ka refuzuar ti hapë portet dhe aeroportet e vendit të tij për Qipron pavarësisht ultimatumit evropian.

Kjo në shenjë pakënaqësie ndaj ritmit të ngadaltë të negociatave turke për anëtarësim në BE.
Davutogllu tha sot në Bruksel se shpejtësia e hapjes së porteve dhe aeroporteve të Turqisë do të varet nga marrëveshja në bisedimet paqësore ndërmjet turqve qipriotë dhe grekëve qipriotë për ujdhesën e ndarë.
Grekët e Qipros "duan ta detyrojnë Turqinë që ti njohë, gjë që ne nuk do ta bëjmë, ka thënë Davutogllu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›