Konflikti me romët, policia: Kemi respektuar ligjin

Policia e shtetit ka garantuar se ka respektuar ligjet në fuqi përsa i takon kallëzimit që kanë bërë një përfaqësi e komunitetit rom për dëbimin e tyre nga ambientet pranë tregut te stacioni i trenit .
Sipas zëdhënëses së policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobta dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Nga drejtues të policisë sipas saj është marrë takim me përfaqësues të komunitetit rom i cili sipas saj ka deklaruar se familjet rome janë larguar me dëshirë drejt qyteteve të tjera.
“Policia i ka marë masat për garantimin e jetës së tyre dhe të çdo qytetari që kërkon ndihmën e saj” theksoi zëdhënësja duke theksuar se i bëhet thirrje komunitetit romë të depozitojë kallëzim penal për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.