E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konflikti mes komshinjve agravon në përdorimin e armës/ Ndërhyrja e policisë parandalon vrasjen në Elbasan

Një konflikt mes dy komshinjëve në Elbasan mund të kishte përfunduar me viktima.

Debati mes tyre agravoi tepër, ku njëri prej komshinjëve nxorri armën e tij, tip pushkë gjahu dhe tentoi të qëllonte, por ndërhyrja në kohë e Shqiponjave ka parandaluar një vrasje e mundshme.

Policia ka shoqëruar në komisariat të dyja palët e përfshira në konflikt për sqarimin e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se autori i armës së gjahut ka qenë Hysen Ullorja 72 vjeç.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›