E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme pasiguri për ekonominë/ Sejko: Synojmë ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në vend

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka shtuar pasiguritë në ekonominë shqiptare.

Në një takim me Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se tashmë vëmendja është e përqendruar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve  edhe pse  ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik aktualisht  paraqiten në një trajektore pozitive zhvillimi.

Palët diskutuan gjithashtu për prioritetet kryesore të reformave në sektorin financiar.

Në vijim, bisedimet u përqendruan në progresin e arritur në drejtim të stabilitetit financiar, forcimit të kuadrit të mbikëqyrjes dhe përafrimit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe mbështetjen e ofruar nga programi FINSAC.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›